Ballina Bota

SHBA – Republikanët e Trump rizgjedhin Mike Johnson si kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

UASHINGTON, 4 janar /ATSH/- Mike Johnson është rizgjedhur dje në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së me një diferencë të vogël votash, sipas “Reuters”.

Fillimisht, Johnson dukej se nuk kishte shumicën që i nevojitej për të mbajtur pozicionin e tij – në një votim që zgjati gati dy orë.

Por, dy kundërshtarë republikanë ndryshuan votat e tyre për ta mbështetur atë pas negociatave të gjata.

Johnson u rizgjodh me 218 vota – numri minimal i nevojshëm. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë prej 215 nga një total prej 219.

Pas votimit, Johnson u zotua të zgjasë vendimin e vitit 2017 të Trump për uljen e taksave – afati i të cilit përfundon këtë vit dhe gjithashtu anulimin e rregulloreve. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali uron Mike Johnson për rizgjedhjen Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA
Artikulli tjetërHysaj rikthehet në skuadër, grumbullohet ndaj Romës