Ballina Ekonomi

Modernizimi i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, Gonxhja: Garantojmë sigurinë e thesareve artistike

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se punimet për zgjerimin dhe modernizimin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura po vijojnë me ritme të larta.

Sipas tij, investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike.

Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme “HVAC” për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

Ky transformim synon të shndërrojë muzeun në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.

Rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura nisi në fund të vitit 2021, për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i fortë që goditi vendin nëntorin e 2019-ës.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozita “Dhjetori i tretë”, Berisha: Homazh për Aleancën për Teatrin
Artikulli tjetërHoxha: 10 mijë lekë shpërblim për çdo punonjës të rolit zbatues në Policinë e Shtetit