Ballina Bota

INDI – Vdes ish-kryeministri, Manmohan Singh

NJU DELHI, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri indian Manmohan Singh, i konsideruar si arkitekti i reformave ekonomike që hapën vendin më të populluar në botë më shumë tre dekada më parë, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

“India vajton humbjen e një prej liderëve të saj më të shquar, Manmohan Singh Ji”, shkroi kryeministri aktual Narendra Modi në X.

“Duke u ngrit nga origjina e përulur, ai u ngrit për t’u bërë një ekonomist i respektuar. Ai shërbeu gjithashtu në poste të ndryshme qeveritare, duke përfshirë si ministër i financave, duke lënë një gjurmë të fortë në politikën tonë ekonomike ndër vite… Si kryeministër ynë, ai bëri shumë përpjekjet për të përmirësuar jetën e njerëzve”, shkruan Modi.

Singh udhëhoqi Indinë për një dekadë, nga 2004 në 2014.

Duke u përballur me çmimet e larta të naftës, miliarda borxhe dhe pakësimin e rezervave valutore, India nisi reformat historike më 24 korrik 1991./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria, Hasani: Angazhim maksimal për parandalimin e situatave të paparashikuara
Artikulli tjetërHasani: Hapja e bazës ajrore në Kuçovë, shembull i shkëlqyer i aleancës me NATO-n