Ballina Aktualitet

Hasani: Në 2025 hapim ambasada në Bosnjë-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në konferencën e fundvitit me gazetarët deklaroi se vitin e ardhshëm do të hapen në katër shtete, ambasada të reja të Shqipërisë.

Sipas Hasanit, ambasadat e reja do të hapen në Bosnjë-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia.

“Në 2025 do të kemi hapje të ambasadave të reja në Bosnjë-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto ambasada përfaqësojnë një angazhim të fortë për të përfaqësuar Shqipërinë në rajone strategjike dhe për të ndihmuar në rritjen e mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik dhe do të kenë një kontribut të rëndësishëm në diversifikimin e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Hasani.

Po ashtu në Tiranë, tha kryediplomati do të hapen dy zyra të rëndësishme ndërkombëtare.

“Në vitin 2025, Tirana do të presë hapjen dy zyrave të rëndësishme ndërkombëtare: Zyrën e Bankës Evropiane të Investimeve dhe zyrën e Organizatës për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara”, tha Hasani.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPensionet me Greqinë dhe marrëveshja e detit, Hasani: Duhet punë tavoline, jo mikrofoni
Artikulli tjetërSEUL – Parlamenti i hap dritën jeshile shkarkimit të presidentit Han