Ballina Ekonomi

Gonxhja: Nga janari 8878 subjekte të inspektuara, u identifikuan 27% më shumë punëmarrës informalë

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nga muaji janar deri në nëntor të këtij viti ka vazhduar kontrollet për standardet e punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset.

Sipas Gonxhes, “nga periudha janar-nëntor 2024 janë inspektuar 8878 subjekte të inspektuara mbi bazë risku; 16 396 subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni Punës; 624 inspektime për shkak ankese, 25% më shumë krahasuar me 2023, 76,8% në favor të punëmarrësve”.

Në sajë të këtyre inspektimeve, sipas ministrit të MEKI-t janë kryer “1256 Pezullime 21% më shumë; 1620 Paralajmërime 44% më shumë; 179 Gjoba 42% më shumë; 27% më shumë punëmarrës informalë të identifikuar krahasuar me 2023 dhe 26 404 560 lekë në muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit”.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHimara shndërrohet në epiqendrën e festimeve të fundvitit
Artikulli tjetërRihapet gara për Porto Romanon, Balluku: Investim strategjik për Shqipërinë dhe rajonin