TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nga muaji janar deri në nëntor të këtij viti ka vazhduar kontrollet për standardet e punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset.
Sipas Gonxhes, “nga periudha janar-nëntor 2024 janë inspektuar 8878 subjekte të inspektuara mbi bazë risku; 16 396 subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni Punës; 624 inspektime për shkak ankese, 25% më shumë krahasuar me 2023, 76,8% në favor të punëmarrësve”.
Në sajë të këtyre inspektimeve, sipas ministrit të MEKI-t janë kryer “1256 Pezullime 21% më shumë; 1620 Paralajmërime 44% më shumë; 179 Gjoba 42% më shumë; 27% më shumë punëmarrës informalë të identifikuar krahasuar me 2023 dhe 26 404 560 lekë në muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit”.
/a.f/r.e/






















