Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Putini sulmon në Krishtlindje, asgjë më çnjerëzore se kaq

KIEV, 25 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Çdo sulm masiv rus kërkon kohë për t’u përgatitur. Nuk është kurrë një vendim spontan. Është një zgjedhje e qëllimshme, jo vetëm e objektivave, por edhe e kohës dhe datave. Sot, Putin zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të jetë më çnjerëzore?”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X pas sulmit masiv rus natën.

Rusia lëshoi ​​kundër Ukrainës mbi 70 raketa, duke përfshirë ato balistike, dhe më shumë se njëqind drone sulmuese. Objektivat janë infrastruktura jonë energjetike. Ata vazhdojnë të përpiqen për një ndërprerje të Ukrainës”, akuzoi lideri ukrainas.

“Falënderoj të gjithë ata që punojnë për vendin, që janë në detyrë luftarake, që mbrojnë qiejt tanë. E keqja ruse nuk do ta thyejë Ukrainën dhe nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet”, siguroi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBesimtarët e katolikë dhe ortodoksë kremtojnë festën e Krishtlindjes
Artikulli tjetërKosovë – KQZ nuk e regjistroi, Osmani: Lista Serbe e angazhuar në akte terroriste