Ballina Aktualitet

Vengu: Drejt përfundimit infrastruktura e Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër punimet që po kryhen në Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, për ndërtimin e godinave dhe infrastrukturës së re, projekt strategjik ky që përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për përmirësimin e reagimit ndaj situatave emergjente.

“Ecim përpara me një tjetër hap për rritjen e gatishmërisë kombëtare dhe modernizimin e Forcave të Armatosura! Në Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile po i afrohemi përfundimit të ndërtimit të godinave dhe infrastrukturës së re, projekt strategjik ky që përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për përmirësimin e reagimit ndaj situatave emergjente”, shkruan Vengu.

Sipas Vengut “projekti që do të finalizohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm siguron: Infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për operacione emergjente; Kushte optimale pune për personelin; Kapacitete të rritura për reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate të papritur; Përforcim të gatishmërisë kombëtare për t’i shërbyer qytetarëve në çdo rast nevojë”.

“Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës janë përparësi absolute për Forcat e Armatosura”, nënvizoi Vengu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje e sigurisë së ujit
Artikulli tjetërRama, podcast me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re