Ballina Flash

Gonxhja: Digjitalizim i pasurive kulturore në sitet e trashëgimisë dhe muzetë

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Specialistët e Muzeut dhe Arkeologjisë përfunduan me sukses trajnimin e parë për fotografimin me teknikat e avancuara RTI (Reflectance Transformation Imaging).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore në Butrint.

Ky trajnim është pjesë e projektit EXPA, që synon ngritjen e kapaciteteve për digjitalizimin e pasurive kulturore në sitet e trashëgimisë dhe muzetë kombëtarë, theksoi Gonxhja.

Ministri nënvizoi se, me pajisjet që tashmë kanë në dispozicion, ekspertët do të mund të dokumentojnë dhe promovojnë pikat kyçe të sitit arkeologjik në Butrintit, duke i ofruar publikut dhe komunitetit shkencor qasje më të gjerë në këtë thesar historik.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ministrja e Arsimit ka të gjithë mbështetjen time, rol në transformimin e sistemit arsimor
Artikulli tjetërRama: Jo më leje ndërtimi për resorte e pallate, nëse nuk bëjnë hapësira për fëmijë