MAGDEBURG, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i njerëzve të vrarë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg është rritur në katër, ndërkohë që 41 persona u plagosën rëndë pasi një makinë u përplas në turmë, thanë sot burime të sigurisë.
Disa media gjermane, duke përfshirë gazetën ”Bild”, raportuan se më shumë se 200 njerëz u plagosën në sulmin e së premtes, një rritje e konsiderueshme nga numri fillestar prej 60 që mendohej se ishin lënduar.
Policia po vazhdon hetimet pas arrestimit të një të dyshuari, 50 vjeç, i cili ngiste një makinë me qira në mes të turmës në treg.
Paraditen e së shtunës, policia fillimisht u përgjigj me kujdes kur u pyet nëse e konsideronte incidentin një sulm, duke deklaruar se ishin ende në proces hetimi.
I dyshuari mbetet në paraburgim policor dhe autoritetet supozojnë se ai ka vepruar i vetëm./ a.jor.























