Ballina Aktualitet

Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare në pronësi të Lefter Kokës dhe 4 shtetasve të tjerë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme ka marrë në dorëzim 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të Lefter Kokës dhe të 4 personave të tjerë, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R.

Konkretisht janë konfiskuar 88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korresponduese 244 442 972 lekë;

1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

Pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Fushatë e mbjelljeve të fidanëve të rinj në Baldushk, Fag e Shesh
Artikulli tjetërGonxhja-Çeku: Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta kulturore