PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai para të pranishmëve tha se përmes hapave të gabuara të Kurtit po cenohen raportet me aleatët.
Në këtë moment u larguan nga salla plenare disa prej ministrave nga kabineti qeveritar kosovar dhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës.
Haradinaj tha se edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët në kohe zgjedhjesh nuk është shumë e hijshme. /KosovaPress/





















