Ballina Flash

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm Kreshnik Ahmeti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se njohja e pasaportave nga Armenia paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Kujtojmë, Armenia ende nuk ka njohur Kosovën edhe 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTikTok, Krasniqi: U hoqën 280 video me përmbajtje të dëmshme, 5 në shqyrtim
Artikulli tjetërBRUKSEL – NATO dënon sulmet ruse në Kiev kundër selive diplomatike të disa vendeve