KIEV, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beri thirrje sot për mbështetjen e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të rimarrë detyrën.
“Ne kemi shumë nevojë për unitetin midis SHBA-së dhe BE-së dhe vendeve të Evropës. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Zelensky ndërsa mbërriti në një takim të liderëve të BE-së, ku do të marrë pjesë si i ftuar.
“Ne kemi nevojë për këtë unitet për të arritur paqen”, tha ai, duke shtuar se vetëm së bashku SHBA dhe Evropa mund të ndalojnë me të vërtetë presidentin rus, Vladimir Putin dhe të shpëtojnë Ukrainën
Zelensky tha se ka në plan të diskutojë mbështetjen e Uashingtonit me Trump pasi ai të kthehet në detyrë.
“Do të ishte shumë e vështirë të bëhej pa mbështetjen e SHBA-se”, tha ai. //a.i/























