STRASBURG, 18 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ballkani Perëndimor është strategjik për BE-në, deklaroi sot nënkryetarja e Parlamentit Evropian, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, njëkohësisht deputete e ”Fratelli d’Italia”, Antonella Sberna në Parlamentin Evropian.
”Ishte 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë e para nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor që u bashkua me Bashkimin Evropian. Një ngjarje historike, një simbol shprese dhe një fillim i ri për të gjithë rajonin… dhe sot ne e gjejmë veten përsëri në një udhëkryq po aq vendimtar”, deklaroi Sberna.
“Që atëherë, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia kanë ndërmarrë një rrugë reformash të guximshme dhe të vështira. Çdo hap i ndërmarrë ka i solli këto vende në zemër të Evropës”, shtoi ajo.
“Ballkani Perëndimor, me 18 milionë qytetarë dhe një PBB që rritet vazhdimisht me mbi 3% në vit, është një burim strategjik për Bashkimin Evropian. Pozicioni i tyre gjeografik e bën këtë rajon një udhëkryq thelbësor për zinxhirët e furnizimit dhe ndërkombëtar. Italia ka besuar gjithmonë në këtë perspektivë dhe vazhdon të luajë një rol udhëheqës”, përfundoi ajo./ a.jor.






















