Ballina Bota

TURQI – Von der Leyen dhe Erdogan diskutojnë situatën në Siri

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë sot Ankaranë – për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri – me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Bisedimet do të fokusohen në unitetin kombëtar të Sirisë dhe mbrojtjen e pakicave pas rënies së ish-presidentit Bashar al-Assad”, shkroi Von der Leyen në platformën e medias sociale X.

Presidentja e Komisionit dhe Erdogan, gjithashtu të diskutojnë dërgimin e ndihmave humanitare.

Javën e kaluar, BE njoftoi planet për të dërguar pothuajse 100 tonë furnizime shëndetësore dhe sende të tjera thelbësore në Turqi – për shpërndarje të mëtejshme në Siri – të siguruara nga agjencitë e ndihmës së Kombeve të Bashkuara.

BE-ja dhe Turqia kanë pritur komunitete të mëdha refugjatësh – ku mbi 1 milion sirianë kanë marrë mbrojtje ndërkombëtare në bllok – dhe rreth 3 milion refugjatë sirianë jetojnë në Turqi.

Kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas njoftoi dje se një i dërguar special është caktuar në Damask për të kontaktuar me udhëheqjen e re siriane. Sipas burimeve, do të jetë diplomati gjerman me përvojë Michael Ohnmacht.

HTS është në listën e terrorizmit të OKB-së dhe i nënshtrohet sanksioneve të BE-së. Kallas tha se koha do të tregojë nëse kjo duhet ndryshuar. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrahasimi i dy fazave të para të “Abissnet Superiore”, Dinamo City lideri i ri i kampionatit 
Artikulli tjetër“Drug party” në Tiranë, sekuestrohen 300 tableta ekstazi, 4 të rinj në pranga