Ballina Bota

STRASBURG – BE do të rihapë ambasadën në Damask

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-AFP/- BE do të rihapë ambasadën e saj në Damask pas bisedimeve “konstruktive” me udhëheqjen e re të Sirisë – dhe përmbysjes së sundimtarit Bashar al-Assad, tha sot shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm, që ne do të rihapim ambasadën në Siri”, tha Kallas në Parlamentin Evropian.

Kryediplomati i BE-së për Sirinë vizitoi dje Damaskun – duke u angazhuar në kontaktet e para konstruktive me udhëheqjen e re dhe grupe të tjera të ndryshme, gjithashtu shoqërinë civile.

Vendet evropiane – së bashku me aktorë të tjerë ndërkombëtarë – po përpiqen të krijojnë një kontakt në Siri pas rrëzimit të liderit Assad që udhëhoqi vendin për pesë dekada.

BE tha se është e gatshme të rrisë mbështetjen për Sirinë – duke parashtruar një sërë kushtesh që liderët e rinj duhet të respektojnë.

Ato përfshijnë mbrojtjen e pakicave, mbikëqyrjen e një tranzicioni gjithëpërfshirës dhe shmangien e ekstremizmit. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnulimi i gjobave, Tabaku: Duhet synuar barazia para ligjit, Braçe: Zgjidh problematika në fshat
Artikulli tjetërKomisioni i Sigurisë miraton ndryshimin në ligj, sigurohet plotësimi i vakancave në Drejtorinë e Burgjeve