Ballina Flash

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit ul siparin në Shkodër

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës u mbyll mbrëmë nata e 5-të dhe e fundit e Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit.

“Një mbrëmje plot gaz, hare dhe këngë, që solli të qeshura të sinqerta dhe emocione të paharrueshme”, shkruhet në faqen online të Teatrit “Migjeni”, që falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj feste magjike.

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit u organizua në sallën e  Teatrit “Migjeni” të Shkodrës nga data 11, deri më 15 dhjetor.

Shkodra ka hapur dyert për herë të parë për këtë ngjarje të veçantë, që u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga publiku. Aktorë të njohur nga e gjithë Shqipëria u bënë pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje artistike, e cila përveç shfaqjeve solli edhe workshop-e me aktorë e autorë të mirënjohur. Festivali Mbarëkombëtar i Humorit riktheu edhe një herë në vëmendje rolin e Shkodrës si qendër arti dhe djep i kulturës kombëtare.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan, investime në 11 rrugë dhe veshjen e pallateve me kapotë në lagjen “Borodin Mitarja”
Artikulli tjetërManastirliu: SmartLab i ri në shkollën “Androkli Kostallari” për 263 nxënës të klasave I dhe II