Ballina Bota

BRUKSEL – BE kundër Hungarisë për ndalimin e riprodhimit të asistuar

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian ka vendosur të avancojë procedurën e shkeljes kundër Budapestit për ndalimin dhe kufizimin e riprodhimit të asistuar.

Që nga qershori 2022, Hungaria ka ndaluar së lejuari operatorët privatë të ofrojnë trajtime të fertilitetit në territorin e saj.

”Këto kufizime shkelin traktatet e komunitetit dhe nuk justifikohen nga asnjë konsideratë e interesit publik”, lexohet në opinionin e arsyetuar dërguar qeverisë së Viktor Orban.

Budapesti ka dy muaj kohë që të përgjigjet dhe të marrë masat e nevojshme.

Përndryshe, Brukseli mund të vendosë që rasti t’i referohet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Rutte: Mali i Zi përballet me kërcënime hibride nga Rusia
Artikulli tjetërKumbaro: Të rinj vullnetarë dhe donatorë i bashkohen aktiviteteve pyllëzuese