Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/12/2024

TALIN (Estoni) – Takimi i 10 krerëve të shteteve ose qeverive nga Evropa Veriore për mbrojtjen.

SIHANOUKVIL (Kamboxhia) – Ankorimi i një anijeje të marinës amerikane.

PESHAUAR (Pakistan) – 10-vjetori i sulmit nga një komando talebane në një shkollë që shkaktoi më shumë se 150 të vdekur.

PARIS (Francë) – Inaugurimi nga ”SNCF-Deutsche Bahn” i trenave të shpejtësisë së madhe Paris-Berlin.

BERLIN (Gjermani) – Votëbesimi nga deputetët për kancelarin, Olaf Scholz.

PARIS (Francë) – Asambleja Kombëtare vendos për ligjin special për të siguruar vazhdimësinë e shtetit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së.

HANOVER (Gjermani) – Raundi i pestë i negociatave me përfaqësuesit e stafit të ”Volkswagen” për të ardhmen e markës së automobilave.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Evropian.

MADRID (Spanjë) – Demonstrata e fermerëve, veçanërisht kundër marrëveshjes mes BE-së dhe Mercosur, para Ministrisë së Bujqësisë.

PARIS (Francë) – Pamje paraprake të filmit të ri të Pedro Almodóvar në praninë e tij “The Room Next Door”, me aktoret Julianne Moore dhe Tilda Swinton.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë.

MARAKESH (Marok) – Futboll – Ceremonia e Çmimeve CAF 2024./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 16 dhjetor 2024
Artikulli tjetërTEL AVIV – Netanyahu dhe Trump diskutojnë situatën në Siri