Ballina Aktualitet

Liberalizimi i vizave me BE, Berisha: Do mundësojmë projektin “Pa Viza në Amerikë”

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha risolli sot në rrjetet sociale momentin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian në 15 dhjetor të vitit 2010, kohë kur në pushtet ishin demokratët.

Berisha shkruan se “në rikthimin e tretë do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE”.

“Pa viza në Europë. 15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar! Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike. Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE! 11 Maj, ndryshimi që na duhet. Është radha jonë”, shkruan Berisha. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë për retorikë antisemite
Artikulli tjetër“Democracy Talk”, diskutim për sfidat me lirinë e fjalës