Ballina Flash

Kurti mirëpritet nga bashkatdhetarët në Slloveni

PRISHTINE, 15 dhjetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u mirëprit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.

Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin, punën dhe kontributin e tyre në shoqërinë sllovene. Me këtë rast, ai theksoi se ata janë një urë e jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe tregtare ndërmjet dy vendeve.

“Ne asnjëherë nuk e harrojmë rolin që e ka luajtur Sllovenia prej strehimit të disidentëve dhe shqiptarëve të persekutuar në vitet e ’80-ta dhe sidomos në vitet e ’90-ta, pastaj për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe më pas për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë në arenën ndërkombëtare çdo herë kur është kërkuar nevoja”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për qeverisjen tij, duke veçuar disa prej arritjeve dhe politikave kryesore në katër vjetët e fundit. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBOTËRORI 2026 – Ukraina kërkon falje publike nga FIFA për hartën e shortit të Kupës së Botës
Artikulli tjetërRrethrrotullimi i Kolonjës me sistem ndriçimi, Balluku: Rrisim parametrat e sigurisë