Ballina Bota

HISTORI – 35 vjet nga zinxhiri njerëzor përreth parlamentit bullgar

SOFJE, 15 dhjetor /ATSH-BTA/ – Tridhjetë e pesë vjet më parë, më shumë se 20 000 njerëz, kryesisht studentë, formuan një zinxhir njerëzor rreth Asamblesë Kombëtare, të zemëruar nga lajmi për shtyrjen e shfuqizimit të nenit 1 të Kushtetutës së Republikës Popullore të Bullgarisë, i cili formulonte rolin drejtues të Partisë Komuniste.

Votimi për të u shty deri në janar 1990 për shkak të kërkesës kushtetuese që duhej të kalonte një periudhë njëmujore që nga paraqitja e propozimit.

Presidenti Petar Mladenov u përpoq t’i qetësonte protestuesit, por ata kundërshtuan.

Në atë moment Mladenov shqiptoi frazën “Më mirë të vijnë tanket!”.

Më 15 dhjetor 1989, në seancën e Kuvendit Kombëtar që po zhvillohej, disa nene të Kodit Penal që përdoreshin për represion ndaj kundërshtarëve politikë u shfuqizuan dhe të dënuarve sipas këtyre neneve iu dha amnisti.

Neni 1, 2 dhe 3 i Kushtetutës së Republikës Popullore të Bullgarisë u shfuqizua nga Kuvendi Kombëtar më 15 janar 1990.

Seanca e parlamentit filloi me brohoritje rreth godinës për demokraci dhe dorëheqje.

Disa mijëra studentë të shoqatave të pavarura studentore zhvilluan paraprakisht një tubim para Teatrit Kombëtar, ku shkruhej teksti i peticionit të tyre drejtuar Kuvendit Kombëtar për heqjen jo vetëm të nenit 1 të Kushtetutës, i cili garanton rolin drejtues të Partisë Komuniste, por edhe të neneve të tjera, të cilat, për shembull, përcaktonin se ”prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre në frymën e komunizmit” dhe se ”arsimimi në Republikën Popullore të Bullgarisë bazohet në marksizëm-leninizëm”./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVangjeli: 650 mln euro para publike në dorë të një grupi kompanish
Artikulli tjetërVeliaj pret skiatoren Lara Colturi: Krenar për kampionen tonë, rrisim mbështetjen për sportistët