KIEV, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Të paktën tre persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa rnë qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhia, njoftoi sot guvernatori rajonal Ivan Fedorov.
“Sulmi u krye në qendër të qytetit”, shkroi Fedorov në Telegram.
Sipas një raporti të radios publike ukrainase, një spital privat u dëmtua gjatë sulmit dhe dyshohet se më shumë viktima kanë mbetur nën rrënoja.
Raporti tha se ushtria ruse kishte përdorur raketa balistike gjatë sulmit.
Ukraina ka mbrojtur veten kundër pushtimit të plotë rus për më shumë se dy vjet e gjysmë.
Zaporizhia ndodhet afër vijës së frontit midis trupave ruse dhe ukrainase. //a.i/























