Ballina Ekonomi

Shqipëria pjesë e Samitit të 8-të të Stambollit mbi Inteligjencën Artificiale dhe Ekonominë

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Shqipërisë mori pjesë në Samitin e 8-të të Stambollit mbi Inteligjencën Artificiale dhe Ekonominë, ku u përfaqësua nga zëvendësministrja, Blerta Rama.

“Ky event i rëndësishëm shërbeu si një platformë e vyer për shkëmbimin e ideve dhe përbashkimin e vizioneve mbi të ardhmen e ekonomisë së bazuar në teknologji dhe inovacion”, njofton ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Një falenderim i veçantë për Qeverinë Turke për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të këtij samiti”, thekson më tej Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore
Artikulli tjetërLufta kundër informalitetit të pagave, “Antikorrupsioni” monitorim ndaj inspektorëve të Tatimeve