Ballina Bota

LONDËR – Britania e Madhe mirëpret rënien e regjimit të Asaad-it

LONDËR, 8 dhjetor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe mirëpret raportet se regjimi i Asaad ka rënë në Siri, tha sot zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

“Qeveria britanike kishte punuar për të evakuuar qytetarët e Britanisë së Madhe përpara se situata të arrinte pikën e krizës”, shtoi Rayner.

Gjatë natës, një ofensivë rebele mori kontrollin e Damaskut, kryeqytetin sirian, dhe presidenti Bashar Assad raportohet të ketë ikur.

“Situata është duke lëvizur shpejt, tha Rayner për BBC në “Sunday With Laura Kuenssberg”, mes raporteve për arratisjen e udhëheqësit sirian.

“Nëse regjimi i Asaad ka rënë, atëherë unë e mirëpres këtë lajm, por ajo që duhet të shohim është një rezolutë politike në përputhje me rezolutat e OKB-së”, tha ajo.

“Ne duhet të shohim civilët dhe infrastrukturën të mbrojtur, shumë njerëz kanë humbur jetën, ne kemi nevojë për stabilitet në atë rajon”, theksoi Rayner. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mijëra të rinj punojnë për një Shqipëri të transformuar
Artikulli tjetërKOMENT – Zelensky takohet me Trump në Paris ndërsa Rusia përparon në Ukrainën lindore