Ballina Aktualitet

VanHorn me përfaqësues të drejtësisë penale: Forcim i kuadrit ligjor për dhunën me bazë gjinore

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së, Nancy VanHorn në kuadër të “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u takua sot me përfaqësuesit kryesorë të sistemit të drejtësisë penale të Shqipërisë.

Në takim ishin të pranishëm prokurorë, koordinatorë për mbrojtjen e viktimave dhe oficerë të policisë gjyqësore.

Ambasada e SHBA-së bën të ditur se në takim u  diskutua mbi përmirësimin e sistemeve të mbështetjes për viktimat, forcimin e kuadrit ligjor dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë.

VanHorn përforcoi angazhimin e përbashkët për të çuar përpara drejtësinë, mbrojtjen dhe barazinë gjinore, duke siguruar që personat e prekur nga dhuna me bazë gjinore të marrin mbështetjen dhe drejtësinë që meritojnë.

/k.s/

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali në sesionin plenar të Komisionit të Venecias: Bashkëpunim i shkëlqyer me Kuvendin
Artikulli tjetërKurti, homazhe pranë Memorialit të fëmijëve të vrarë në Sarajevë