Ballina Ekonomi

Sigurimi vullnetar, mundësi për emigrantët

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Për të gjithë emigrantët që kthehen në atdhe për të pushuar, sigurimi vullnetar është një mundësi e mirë për të plotësuar vitet e munguara të vjetërsisë, me qëllim përfitimin e një pensioni më të lartë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bën të ditur se personat që sigurohen për vitin korent kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga VKM në periudhën kur bëhet pagesa.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar për pagën minimale është aktualisht 8 mijë e 640 lekë në muaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKONGO – OBSH dërgon ekspertë për hetimin e sëmundjes misterioze
Artikulli tjetërTabaku: Amnistia e mazhorancës për gjobat, për efekt elektoral