Ballina Flash

Rama: Dhjetori i festave në Fier


TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Edhe qyteti i Fierit ndezi sot dritat e festave të fundvitit.

“Dhjetori i festave në Fier”, shkroi Kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot pamje nga festimet në qytetin e Fierit, ku në sheshin qendror u ndezën dritat e festave.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se ndezja e dritave sjell ngrohtësi, dashuri dhe gëzim.

“I ndezim dritat e pemës së fundvitit, duke sjellë ngrohtësi, dashuri dhe gëzim në zemrat tona. Me shpresën që viti i ri të na dhurojë mbarësi, paqe dhe suksese. Gëzuar Festat dhe një vit të ri plot lumturi 2025”, shkroi Subashi në rrjetet sociale.

Fëmijë dhe qytetarë u mbldhën në sheshin qendror të qytetit të Fierit, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët.

Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike të Fierit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar në një qytet vërtet magjik.

Dritat dhe zbukurimet janë vendosur në të gjitha pemët përgjatë rrugëve kryesore si dhe përgjatë pedaonales në lumin Gjanica, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Amnistia e mazhorancës për gjobat, për efekt elektoral
Artikulli tjetërShqipëria merr pjesë në stërvitjen kryesore të NATO-s për sigurinë kibernetike