Ballina Flash

Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK-në

PRISHTINË, 6 dhjetor/ATSH/ Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.

Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën, duke u fokusuar në: kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis restaurimi i parë për kishën e Shën Mëhillit në Vuno
Artikulli tjetërPolicia: 73 operacione të finalizuara gjatë nëntorit, 568 persona në pranga