Ballina Flash

Rama: Fushë e re sportive në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës” në Shkodër

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ndërtimi dhe përmirësimi i palestrave dhe fushave sportive në shkolla është një nga prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Arsmit dhe Sportit.

Vitet e fundit në shkollat që po rikonstruktohen dhe po ndërtohen nga fillimi një vëmendje e veçantë i është kushtuar terreneve sportive, duke afruar më shumë fëmijët me sportin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale punimet që po kryhen në fushën sportive të shkollës “Dëshmorët e Prishtinës” në Shkodër.

“Një tjetër fushë sportive me standardet e duhura po i shtohet një shkolle në Shkodër, shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”. Kjo do t’u shërbejë nxënësve të shkollës dhe po ashtu edhe fëmijëve të lagjes në oraret jashtëshkollore”, tha Rama.

Fusha sportive e shkollës “Dëshmorët e Prishtinës” është pjesë e një investimi prej 4.5 milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Shkodrës, ku përfshihen edhe rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda” dhe investimi për ambientet e reja sportive edhe në shkollat  “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – “Liria: Kujtimet 1954-2021” e ish-kancelares Merkel, libri më i suksesshëm i vitit
Artikulli tjetërZhupa: Komisioni kundër Dezinformimit po përdoret kundër medieve, Braçe: Kërkova të hetohet vrasja e 14-vjeçarit deri në fund