Ballina Flash

Dita Botërore e Dheut

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Sot është Dita Botërore e Dheut.

Dita Botërore e Dheut është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të vepruar për ruajtjen e tokës, si baza e prodhimit bujqësor dhe cilësisë së produkteve që konsumojmë çdo ditë.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, 80% e ushqimit global buron nga toka. Në këtë kontekst zhvillimi i praktikave bujqësore të qëndrueshme ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e rendimentit të kulturave.

Përmes skemave kombëtare, AZHBR mbështet fermerët të implementojnë praktika bujqësore të qëndrueshme që kontribuojnë në ruajtjen e tokës dhe rritjen e produktivitetit

“Ruajmë tokën për një bujqësi më të zhvilluar dhe të qëndrueshme”, u shpreh AZHBR.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Starmer paraqet planin për ndryshim pas 150 ditësh në pushtet
Artikulli tjetërSamiti i 5-të Global i Strong Cities Network, Llatja: Elbasani, qytet gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm