Ballina Flash

Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni në vendparkimet e rezervuara për personat me aftësi të kufizuara

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Dita e djeshme shënoi ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara. Në kuadër të kësaj date, Policia Bashkiake e Tiranës ka përcjellë një mesazh sensibilizimi për të ndihmuar këtë kategori të veçantë për lirimin e vendparkimeve të përcaktuara për ta.

Ajo ka bërë një thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë në këto vendparkime të rezervuara për personat me aftësi ndryshe, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria përkatëse.

Data 3 Dhjetor 1992, u shpall nga OKB, si dita ndërkombëtare për personat me aftësi ë kufizuar, me qëllim promovimin e të drejtave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbështetjen e kësaj kategorie.

Gjatë punës së përditshme, një vëmendje e shtuar e shërbimeve të Policisë Bashkiake, shkon edhe për mbajtjen të pastër, apo ndihmën në lirimin e vendparkimeve të rezervuara për personat me aftësi ndryshe, të vendosura nga Bashkia Tiranë, kudo në qytet.

“U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve te automjeteve, të mos nxitojnë të parkojnë në këto vend parkime të rezervuara, kur i konstatojnë të lira, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria përkatëse, pasi kjo është një detyrë qytetare, që nuk zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e policisë dhe me masa administrative”, shkruhet në njoftimin e policisë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA
Artikulli tjetërKryetarja e AMA-s apel prindërve dhe adoleshentëve: Kujdes ndaj sfidës së “Spiderman” në TikTok