Ballina Flash

Kurti takon presidentin e ri të KE-së: Përkushtim i Kosovës në rrugën drejt BE-së

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, në Bruksel.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së.

“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor. Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shtoi Kurti.

 

Kurti po ashtu i ka shprehur urime për detyrën e re.

“Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”, përfundoi Kurti. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Lammy do t’i kërkojë NATO-s të rrisë mbështetjen për Ukrainën
Artikulli tjetër112-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Vengu: Gurthemel i shtetformimit