Ballina Flash

Sulmi terrorist, Osmani bisedon me David Lammy e Jim O’Brien

PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë e partnerë ndërkombëtarë, pas sulmit terrorist kundër infrastrukturës kritike në vend më datën 29 nëntor.

Përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, ajo bisedoi edhe me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, të cilët i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në “Ibër-Lepenc”.

Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë./Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina i kërkon NATO-s edhe 20 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë, 4 dhjetor 2024