Ballina Ekonomi

Nënkomiteti BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin: Denaj: Zbatim i reformave të nevojshme

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Nënkomiteti për çështjet e Bujqësisë, Peshkimit dhe Akuakulturës, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian zhvilloi mbledhjen e 16-të, në Tiranë, ku pala shqiptare u kryesua nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Denaj tha se, takimi u fokusua për kapitujt 11,12 dhe 13 mbi nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, teksa theksoi rëndësinë e nënkomitetit në kushtet, ku Shqipëria vijon angazhimin për implementimin e reformave të nevojshme për integrimin e vendit në BE.

“Theksova arritjet dhe pikat kyçe në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vizionin e përbashkët “Bujqësia2030″”, tha ajo.

Denaj informoi se ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon punën me përkushtim dhe profesionalizëm në përafrimin e politikave me standardet e Bashkimit Evropian në trajektoren e re që Shqipëria ka ndërmarrë me hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdarja nga jeta e Arben Tafajt, mesazhe ngushëllimi
Artikulli tjetërAmendamenti i PD-së për minimumin jetik, Koçiu: Propozim i pastudiuar, mbështesim punësimin e jo të japim lëmoshë