Ballina Bota

KORE E JUGUT – Presidenti Yoon heq ligjin e luftës

SEUL, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol tha sot se do të heqë ligjin e luftës, që ai shpalli vetëm disa orë më parë, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Yoon tha se ushtria ishte tërhequr nga Asambleja Kombëtare dhe se ligji i luftës do të hiqej pas një takimi të afërt të kabinetit të tij.

Presidenti shpalli ligjin duke thënë se ishte një hap për të “çrrënjosur forcat pro koreano-veriore dhe për të mbrojtur rendin kushtetues”.

Asambleja Kombëtare votoi me shpejtësi për heqjen e ligjit, me 190 deputetë në favor të mocionit përkatës.

”Presidenti ishte i detyruar të hiqte ligjin nëse parlamenti prej 300 vendesh votonte pro me shumicë”, raportoi Yonhap, duke cituar kryetarin e parlamentit, Woo Won Shik./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e UNESCO
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale