Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/12/2024

BOTA – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

HO SHI MIN (Vietnam) – Pritet verdikti në apelin e bosit të një gjiganti vietnamez të pasurive të patundshme i dënuar me vdekje për mashtrim në vlerë prej 27 miliardë dollarësh.

JAPONI – 30-vjetori i prezantimit të PlayStation-it të parë nga Sony.

ANKARA (Turqi) – Vizitë e perandorit të Japonisë.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla mirëpresin emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, për një vizitë shtetërore.

PARIS (Francë) – Demonstrim i organizatave të pensionistëve për një rritje të pensioneve të indeksuara në inflacion.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 3 dhjetor 2024
Artikulli tjetërMedia irlandeze “Her”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar në 2025