Ballina Flash

Njësia e specializuar policore K-9 aktivizohet në Varagë

PRISHTINË, 1 dhjetor/ATSH/  Njësiti  i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë sot nga orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.

Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit.

Ndryshe, njësiti në fjalë aktivizohet zakonisht në rastet kur siguria cenohet nga grupet terroriste./Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Costa dhe Kallas vizitojnë Ukrainën në ditën e parë të detyrës
Artikulli tjetërBeci: Nis rindërtimi i rrugëve tek Fermentimi, përfitojnë 200 familje