Ballina Ekonomi

Kryebashkiaku Arbana takim online me shijakasit e diasporës, në fokus buxheti

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana do të realizojë një takim të hapur online me shijakasit kudo në botë.

Sipas njoftimit nga Bashkia e Shijakut, të dielën 8 Dhjetor 2024, ora 17.00 do të jetë dëgjesa publike online përmes platformës zoom.

Arbana në një postim në rrjetet sociale ka thënë: “Emigrantët shijakas kudo në botë janë të ftuar të na bashkohen në takimin tonë online për të folur për punën e bërë dhe sfidat që na presin, meqenëse jemi në prag të miratimit të Buxhetit Afatmesëm 2025-2027.

Bashkëbisedim dhe mendime nga emigrantët se çfarë mund të bëjmë më shumë për Shijakun”, shkruan Arbana.

Dy ditë përpara takimit do të publikohet dhe linku në platformën zoom, ku mund do të zhvillohet bashkëbisedimi online.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCeremonia e Fituesve të Olimpiadave Kombëtare 2023-2024, Manastirliu: Promovim e mbështetje talenteve
Artikulli tjetërOSHEE për ATSH: Furnizim i qëndrueshëm me energji, probleme në zonat e thella rurale