Ballina Flash

Bardhi: Degradimi i arsimit, përgjegjësi e keqqeverisjes

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi reagoi sot ndaj fushatës së këshillimit të Kryeministrit Edi Rama me komunitetin e prindërve për kufizimin e rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se “Rama nuk është as menaxher dhe as përgjegjës për Tik-Tok dhe rrjetet sociale”,

Sipas Bardhit kryeministri Rama “ka zgjedhur tu thotë shqiptarëve se fajin e kanë rrjetet sociale, fajin e kanë telefonat, fajin e kanë prindërit, faji është jetim”, ndërsa shton se “e vërteta është se degradimi i arsimit është përgjegjësi e keqqeverisjes së Edi Ramës”.

“Në vend të kontributit në këtë drejtim, Edi Rama është i vetmi përgjegjës që në 12 vite i ofroi fëmijëve dhe të rinjve modelin e trafikantit dhe vrasësit si deputet, modelin e gangsterit e kriminelit si kryetar bashkie, apo modelin e hajdutit si ministër”, shkruan ndër të tjera Bardhi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Do faktoj se Dumani fle mbi dosjet e krimit
Artikulli tjetërSulmet në veri të Kosovës, Meta: BE dhe SHBA të ushtrojnë presion ndaj Beogradit