PRISHTINË, 29 nëntir/ATSH/- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë të zbardhin ngjarjen”, ka thënë Elshani.
Raportohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.























