Ballina Flash

Sfilatë e fëmijëve të QKKF, me veshje të frymëzuara nga kostumet kombëtare

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ 30 kostume me motive tradicionale shqiptare, punuar me durim dhe dashuri nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, u prezantuan në një aktivitet në mjediset e Qendrës për Hapje e Dialog (COD).

Aktiviteti, nën kujdesin e mësuese Serginës, nuk ishte thjesht një sfilatë veshjesh, por aty u prezantuan edhe objekte të ruajtura në kohë, të cilat evokojnë krenarinë dhe atdhedashurinë.

Njëri prej fëmijëve, Natanieli, solli një kuti bizhuterish të vjetër të gjyshes, Klajda, një kandil, Orthea, një shtambë të vjetër. Secili prej tyre solli një copëz fëmijërie të trashëguar nga familja e tyre brez pas brezi. Kush një qilim të vjetër e kush një copë të qendisur.

“Ajo që i bëri të gjithë bashkë në sfilatën “Krenari mbi supe” ishte dashuria për vendin”, shkroi QKKF në rrjetet sociale.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPirdeni: 153 vende vakante në Administratën Publike, thirrje studentëve të ekselencës për aplikime
Artikulli tjetërFOKUS – OKB bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Liban, Izrael dhe Gaza