TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ E ardhmja teknologjike e qyteteve tona, ishte kryefjalë e aktiviteteve të zhvilluar gjatë Javës Globale të Sipërmarrjes, që u mbajt në Tiranë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se, me kolegen Delina Ibrahimaj dhe kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, diskutuan mbi projektet inovatore në dobi të zhvillimit të qyteteve tona.
“Tashmë Qendra e sapoformuar për Inovacion dhe Teknologji “Nest”, do të ndërtojë hapësira inovative për qytetarët dhe do të ndërlidhë startup-et, universitetet dhe sektorin privat duke nxitur ide që sjellin ndryshimin”, tha Mazniku.
/r.e/a.f/























