Ballina Flash

Digjitalizim dhe shkëmbim dokumentesh mes arkivave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido ka zhvilluar një takim me homologen e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Natasha Kotllar-Trajkova.

Në këtë takim, palët parashtruan propozime për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve arkivore, me qëllim shkëmbimin e dokumenteve me interes reciprok dhe të përvojave, mbajtjen e aktiviteteve kulturore të përbashkëta, avancimin e procesit të digjitalizimit të dokumenteve dhe rritjen e zhvillimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve.

Ky shkëmbim vjen 4 muaj pas mbajtjes në Tiranë të një tryeze të rrumbullakët me krerët e arkivave të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë, në kuadrin e aktiviteteve të zhvilluara në 75-vjetorin e themelimit të DPA-së.

Krijimi i mundësive të reja për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy arkivave, kontribuon në promovimin e trashëgimisë historike të kombeve respektive, si edhe në koordinimin e veprimtarisë në fushën e arkivistikës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Me hapjen e tunelit të Murrizit, Dibra bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës
Artikulli tjetërRama: Standard i ri për sigurinë në miniera, pagat sot më të larta sesa lëmoshat e deridjeshme