Ballina Aktualitet

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pranverën e ardhshme, do të pres sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste .

Sipas kalendarit të njoftuar nga presidenca, Presidenti Begaj në orën 10:30 minuta do të pres në institucionin e Kreut të Shtetit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreut të grupit, Gazment Bardhit.

Ndërkohë, sipas axhendës së paracaktuar në orën 11:30, në takim me Presidentin do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, teksa konsultimet do të mbyllen me takimin me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, para se më tej të shprehet për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Begaj është të enjten e shkuar u konsultua edhe me kryetarë dhe faktorë politikë të tjerë, përfshi edhe atë të PD-Demokratët Atlantikë, Lulzim Basha.

/a.f/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSuperliga, zgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 14-të
Artikulli tjetërGonxhja: “Albanian Night”, qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan