Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/11/2024

BOTA – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

FIUGGI (Itali) – Takim i ministrave të Jashtëm të G7-s.

BUSAN (Koreja e Jugut) – Sesioni i pestë i Komitetit Ndërqeveritar Negociator të Kombeve të Bashkuara për Ndotjen Plastike (INC-5).

SIEM REAP (Kamboxhia) – Samiti për minat tokësore.

HO SHI MIN (Vietnam) – Vendimi në apel për drejtorin e një gjiganti të pasurive të paluajtshme, Truong My Lan, i dënuar me vdekje për mashtrim në vlerën 27 miliardë dollarë.

TBILISI (Gjeorgji) – Seanca inauguruese e Parlamentit të ri.

STRASBURG (Francë) – Sesioni plenar i Parlamentit Evropian.

LONDËR (MB) – 50-vjetori i vdekjes së kantautorit britanik Nick Drake.

MOSKË (Rusi) – Seanca e re e gjyqit me dyer të mbyllura të katër gazetarëve të gjykuar për bashkëpunim me organizatën e Navalnyt.

BERLIN (Gjermani) – Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius takohet me homologët e tij francezë, britanikë, polakë dhe italianë.

TORONTO (Kanada) – Seanca kundër manjatit të automobilave Frank Stronach mbi akuzat për sulm seksual.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme.

BOGOTÁ (Kolumbi) – Senati vendos për ndalimin e martesës së të miturve.

SINGAPOR (Singapore) – Kampionati Botëror i Shahut 2024./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 25 nëntor 2024
Artikulli tjetërMedia spanjolle “El Periódico”: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike