Ballina Bota

SHBA – Trump emëron Scott Bessent si sekretar të Thesarit

UASHINGTON, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump emëroi investitorin Scott Bessent për të qenë sekretar i ri i Thesarit, sipas një postimt të Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth.

Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit mbrojtës ”Key Square Group”.

Trump tha se Bessent duhet të trajtojë, ndër të tjera, çekuilibrat në tregtinë e jashtme dhe të fokusohet në rritjen ekonomike.

Trump gjithashtu dëshiron që ai të frenojë rritjen e borxhit kombëtar të SHBA-së, i cili u rrit nën presidencën e parë të Trump, ndërsa ai shtyu shkurtimet masive të taksave për amerikanët e pasur.

Sekretari i ardhshëm i Thesarit i SHBA-së do të duhet të gjejë një mënyrë për të zbatuar premtimet e fushatës së Trump, si ulja e taksave dhe tarifat e reja të importit.

Plani tarifor i Trump është kritikuar masivisht nga ekonomistët liberalë dhe konservatorë, të cilët thonë se do të çonte në çmime më të larta për konsumatorët amerikanë dhe do të rëndonte buxhetin e qeverisë.

Bessent i ka mbrojtur propozimet muajt e fundit.

Roli mbart gjithashtu përgjegjësinë e tregut financiar global, veçanërisht pasi Shtetet e Bashkuara kanë tregun më të madh të bonove qeveritare.

Howard Lutnick, një i besuar i Trump, kishte konkurruar gjithashtu për postin e sekretarit të Thesarit dhe u mbështet nga miliarderi teknologjik Elon Musk, ndër të tjera.

Sidoqoftë, Trump emëroi Lutnick për postin e sekretarit të Tregtisë./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPsikologia Haxhiu për ATSH: Siguria e fëmijëve, përgjegjësi e gjithë shoqërisë
Artikulli tjetërDorëshkrimet e Ismail Kadaresë publikohen në Prishtinë