Ballina Flash

Rama: Korça bëhet gati për festat e fundvitit


TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Korça, qyteti i serenatave, po merr një pamje tjetër me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Qyteti po zbukohet me drita dhe dekorin e ri, çka është kthyer tashmë në një traditë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të punës për përgatitjen e qytetit.

“Korça po bëhet gati për festat e fundvitit”, u shpreh Rama.

Rrugët kryesore të qytetit, duke përfshirë edhe disa ndërtesa të rëndësishme dhe historike po marrin një tjetër pamje, duke sjellë një atmosferë festive mjaft të këndshme.

Qyteti do të ketë shumë aktivitete përgjatë kësaj periudhe.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Mamografi falas pa rekomandim nga mjeku në Tiranë dhe Elbasan, përgjigjja në e-Albania
Artikulli tjetërShqipëria në SEPA, Banka Botërore: Krenar për këtë arritje, zgjerohet shërbimi i pagesave