Ballina Bota

FOKUS – Zbulohen gjashtë gjene që rrisin rrezikun e kancerit

LONDËR, 21 nëntor /ATSH/ – Gjashtë gjene të reja me variante të rralla germinale janë të lidhura me rrezikun e kancerit, shkruan salute.eu.

Ata u identifikuan nga shkencëtarët e ‘’deCODE genetics/Amgen’’ të cilët botuan një artikull në revistën Nature Genetics për të bërë të njohura rezultatet e punës së tyre.

Ekipi studiues, i udhëhequr nga Erna V. Ivarsdottir, analizoi tre grupe të dhënash të mëdha gjenetike nga individë me origjinë evropiane, duke përfshirë 130 991 pacientë me kancer dhe 733 486 njerëz të shëndetshëm.

Duke marrë parasysh 22 lloje të ndryshme kanceri, ekspertët identifikuan katër gjene të reja që lidhen me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve onkologjike: BIK pro-apoptotike për kancerin e prostatës, ATG12 e përfshirë në autofagji për kancerin kolorektal, TG për kancerin e tiroides dhe CMTR2 për kancerin e mushkërive dhe melanoma e lëkurës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Vijojmë punën për digjitalizimin e sektorit bujqësor
Artikulli tjetërMarrëveshje bashkëpunimi për zgjerimin e shërbimeve financiare digjitale në Shqipëri